I ulur në gjunjë me kutinë e unazës/ Propozimi i papritur i PM që ‘shtangu’ Sarah Berishën

Sep 26, 2022 | 9:17
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Të gjithë duan të dinë kur do martohen Sarah Berisha dhe Dj PM dhe për një moment menduam se propozimi i madh ndodhi.

20220925_225922-3ghp0diou2ujetl7wlzfuo

Dyshja u njohën brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe pas përfundimit të spektaklit, ata e vazhduan ende romancën e tyre, ku duken se gjërat tashmë po shkojnë për bukuri.

Së fundmi, Berisha festoi ditëlindjen që e kaloi në dasmën e një miku bashkë me DJ. Dhe në një moment papritur PM shfaqet pranë saj me një kuti unaze i ulur në gjunjë. Ky veprim emocionoi dhe panikosi pafund Sarah-n siç shihet në video, por më kot.

Kjo pasi kutia ishte bosh dhe e gjitha ishte një lojë.

Megjithatë, PM i ka bërë të dashurës së tij një dedikim të ëmbël. Ndonëse u “justifikuar” duke thënë se nuk është romantik, Dj PM i ka shprehu fjalët më të bukura blogeres në këtë ditë të veçantë.

“Në Romë kam qenë, po romantik s’jam hiç. Nuk e di cfarë të shkruaj, veç “Urime ditëlindja zemra ime e mirë”. T’i uroj krejt t’mirat e botës e ishalla sukseset nuk të ndalen kurrë. Të dua Sarushka ime”- shkruan Dj.

Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur disa ditë më parë si rrallëherë me ndjekësit në Instagram për partneren e tij dhe planet për të ardhmen.

Një ndjekës e pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku. Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura