I theu këmbën lojtarit të Evertonit, shoku i skuadrës rrëfen dramën e Sonit: Është i shkatërruar, vetëm qan…

Nov 3, 2019 | 22:20
SHPËRNDAJE

Në ndeshjen mes Evertonit dhe Totenhemit, të lujtur sot në mbasdite, ka ndodhur një dëmtim i tmerrshëm aty ku koreani Son ka ndërhyrë keq dhe i ka thyer këmbën lojtarit të Evertonit, Andre Gomes.

son andre gomez

Mesfushori korean sapo ka parë atë dëmtim ka shpërthyer në lot, duke mos e marrë dot veten pas asaj që ndodhi. Pamjet ishin të tmerrshme dhe Son është ndjer në faji për atë ndërhyrje.

Për “Sky Sport”, pas ndeshjes foli Dele Ali, i cili u shpreh për gjendjen e shokut të tij të skuadrës: “Nuk doja të shikoja shumë atë që ndodhi. Dua të uroj Andre Gomesin për një shërim sa më të shpejtë. Shkova në dhomat e zhveshjes dhe Son ishte i shkatërruar. Ishte ende duke qarë, por nuk ishte faji i tij. Son është një nga njerëzit më të këndshëm që kam njohur ndonjëherë. Ai nuk mund të ngre dot kokën lart, ai po qan shumë”.

Fjalët e shokut të tij të skuadrës, tregojnë më së miri sa keq e ka përjetuar këtë dëmtim të kundërshtarit koreani.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura