“I thërrita mendjes”, Greta Koçi zbulon arsyen pse u largua nga PD: Dhashë kontributin tim aty, por…

Sep 23, 2018 | 18:42
SHPËRNDAJE

E ftuar në “Xing me Ermalin” ishte Greta Koçi , këngëtarja e cila ka mbajtur postin e nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike në kohën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke kujtuar këtë periudhë,

E pyetur me humor nga Ermali nëse i thërriti mendjes apo merret ende me politikë, ajo duke qeshur u shpreh se i thërriti dhe u largua përfundimisht nga angazhimet e saj politke.

“Angazhimi im atje ka qenë shumë serioz dhe mua më ka ndihmuar shumë për të mësuar gjëra të reja dhe besoj që kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa isha. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë”, tha ajo.

E pyetur nëse ndërpreja ndodhi sepse Berisha dha dorëheqjen, Greta tha se nuk ishte kjo arsyeja, por ju duk i mjaftueshëm një mandat. “Jo, besoj ishte mjaftueshëm një mandat, 4 vite, ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhet të kishte një shkëputje që unë të merrja pak frymë. Sepse jam në moshën më të përkryer për ta vazhduar ende muzikën”,  tha Greta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura