“I thashë PO”- Rudina Dembacaj merr propozimin e ëndrrave nga Mark Frroku: Ia dole mbanë të më surprizoje dhe të më bëje kaq të lumtur sërish

Sep 24, 2020 | 11:23
SHPËRNDAJE

Rudina Dembacaj i ka thënë “Po” propozimit për martesë të Mark Frroku.

Ish-deputeti i bëri moderatores propozimin e ëndrrave në Kapadokya të Turqisë dy ditë më parë.

Por Rudina Dembacaj bëri të ditur lajmin vetëm sot, duke u shprehur se Mark Frroku arriti që ta surprizojë dhe e bëri të lumtur sërish.

Ajo shkroi se ish-deputeti kishte menduar çdo detaj të propozimit për martesë dhe se kishte imagjinuar “kaq perfekt këtë moment”.

Ndërsa falenderoi Zotin që i kryqëzoi rrugët e tyre.

“I kishe menduar të gjitha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë̈, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish…

As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë❤️ P.S. I thashë PO!”- shkroi moderatorja.

Ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale edhe disa foto nga momenti kur ish-deputeti i propozoi.

/Panoramaplus.al

 

           

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura