“I thashë nuk je për këtë punë”/ Meta për arrestimin e Tahirit: Drejtësia me regji, nuk është arkitekt i kanabizimit! Ja çfarë më tha Rama kur e hoqi si ministër

Feb 5, 2022 | 21:26
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për dënimin dhe arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahirit. Kreu i Shtetit thotë se është një film i qartë, pasi sipas tij drejtësia bëhet me regji.

saimirtahiri-ilirmeta

Në një intervistë për TV1 Channel, Meta ka zbuluar 3 biseda, dy me kryeministrin Rama dhe një me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Sipas Metës, ai e ka paralajmëruar Ramën se Tahiri nuk është i denjë për këtë post. Presidenti shprehet se një gjë të tillë ia ka thënë në sy dhe vetë ish-ministrit.

Biseda e dytë me kryeministrin, sipas Metës, ka qenë në momentin që Rama donte të largonte Tahirin nga posti ministror.

Kreu i Shtetit la të kuptohej se Rama donte t’ia linte atij si përgjegjësi shkarkimin e Tahirit.

“Më ka ftuar (Rama) tek Sofra e Ariut, kam plotësuar dëshirën tënde për heqjen e Saimir Tahirit. Çfarë the i thashë. Tani ti do ta heqësh dhe ti thuash atij që bëra atë që donte Ilir Meta” – tha Meta.

Fjala e Presidentit për dënimin e Saimir Tahirit

Meta: Mendoj se jemi në kuadër të drejtësisë me regji. Është një film i qartë, i parashikuar nga unë prej kohës. Duke konstatuar të gjithë kapjen e reformës. Që nga zgjedhja antikushtutes me 69 vota të prokurorit të përgjithshme. Nuk është koka Saimir Tahiri për kanabizimin. Sigurisht është i përfshirë. Kemi një politizim ekstrem të Policisë së Shtetit. Unë i kam thënë zotit Rama se ky ishte një zgjidhje e gabuar opër ministër të brendshëm. Kur më thoshte pse nuk më mbështet, i thashë që nuk ke eksperiencën dhe pjekurinë e duhur. Ke një përkushtim partiak më shumë se çduhet për të qenë Ministër i Brendshëm. I kam thënë të ketë kujdes. Ditën që Rama ka dashur ta heqë, ose i është kërkuar të heqë. Më ka ftuar tek Sofra e Ariut, kam plotësuar dëshirën tënde për heqjen e Saimir Tahirit. Çfarë the i thashë. Tani ti do ta heqësh dhe ti thuash atij që bëra atë që donte Ilir Meta. Nuk është Tahiri arkitekti. Ai është një përgjegjës pa asnjë diskutim, por kryepërgjegjësi po e përdor këtë për të fshehur përgjegjësitë e veta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura