I terrorizoi mbrojtjen në vetëm 15 minuta lojë, Lampard bën lëvizjen e fundit për Armando Brojën

Aug 7, 2022 | 23:49
SHPËRNDAJE

Armando Broja debutoi në këtë sezon në Premier Ligë me fanellën e Çelsit, por e ardhmja e tij vazhdon të mbetet në diskutim. Sulmuesi shqiptar u shfaq në mënyrë mjaft pozitive në minuat që kishte në fushën e lojës ndaj Evertonit, teksa edhe iu afrua golit me shumë prej tifozëve të cilët mbushën menjëherë rrjetet sociale me kërkesën për ta parë titullar.

broja

Por ndërkohë, paralelisht vazhdon të diskutohet gjerësisht edhe mundësia e largimit të tij, me klubin e Everton që ka parë qartësisht se pse Broja mund të bëjë mirë në Premier Ligë, pasi shqiptari nuk e kishte të vështirë të kalonte mbrojtësit e skuadrës së drejtuar nga Frenk Lamaprd. Mediat britanike kanë raportuar sot se pikërisht kjo paraqitje ka qenë shtysa e fundit për të bindur Evertonin që të kërkojë zyrtarisht nga Çelsi futbollistin e përfaqësueses shqiptare që këtë të dielë.
broja tuhel

Çelsi nuk duket se është gati të shesë Bjrojën, ndaj raportohet se Everton ka bërë kërkesë zyrtare për huazimin e tij në këtë edicion, me diskutimet rreth të ardhmes së futbollistit që do të diskutoheshin në një periudhë të dytë, nëse do të mbetej pjesë e këtij klubi apo kthehej në Londër. Frenk Lampard e njeh mirë meqë ishte ai trajneri i cili e afroi Brojën me ekipin e parë të blutë dhe mendohet se lidhja që ka me lojtarin, mund ta ndihmojë që të bëjë të mundur transferimin në klubin ku sulmuesit i premtohet një minutazh më i rëndësishëm në fushën e lojës se te Çelsi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura