I specializuar për vjedhjen e çantave dhe portofolave, policia “shkatërron” të riun nga Tirana

Mar 24, 2018 | 15:07
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje në kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë, janë dokumentuar disa vjedhë të kryera në një hark kohor prej dy muajsh.

“Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të mëtejshme”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

vjedhje1

Njoftimi i policisë

Arrestohet 1 shtetas për veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes. Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura më parë. Autori vidhte çanta, portofolë dhe celularë kryesisht në stacionet e urbanëve. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

A.B 28 vjec banues në Tiranë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i ndaluar dyshohet si autor i ngjarjeve të mëposhtme:

-Më datë 16.02.2018 në autobusin e Tiranës së Re dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases I.J.

-Më datë 15.02.2018 në stacionin e autobusit në rrugën “Asim Vokshi” dyshohet se ka vjedhur cantën se bashku me portofolin ku ka patur një shumë lekësh shtetas F.M 28 vjece.

-Më datë 22.01.2018 në rrugën “Asim Vokshi” dyshohet se ka vjedhur portofolin shtetas Z.I 24 vjece.

-Më datë 24.01.2018 në rrugën “Camëria” dyshohet se ka vjedhur portofolin shtetases F.F 58 vjece.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura