I shtruar me koronavirus, mjeku i Sanatoriumit fiton betejën me sëmundjen vrastare. Shefja e Reanimacionit, mesazh prekës dhe një apel për të gjithë

Aug 15, 2020 | 9:55
SHPËRNDAJE

Mjek anestezist-reanimator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alban Hatibi e fiton betejen me koronavirusin.

Lajmin e mire e ka dhene kete mengjes shefja e Reanimacionit ne Spitalin COVID 2, Alma Cani, e cila ka ndare me gjithe ndjekesit gezimin per kete fitore. 

albani“Dr Albani prej vitesh ka punuar me perkushtim, devotshmeri, profesionalizem e modesti në ndihme te jetes se pacienteve ndaj kthimi i tij mes nesh eshte i domosdoshem”- shkruan ajo ne nje mesazh ne faqen e saj ne Facebook. 

Mjekja e dashur per te gjithe pacientet, thekson se “Çdo dite duke u perballur me kete uragan qe nuk po mbaron, cdo dite duke u ndeshur me kete te keqe qe nuk po kursen jeten e njerezve, perfshire ketu edhe moshat e reja, per ne bluzat e bardha rreziku eshte i madh dhe ne nuk jemi te perjashtuar nga e keqja, qe eshte afer nesh cdo çast”.

Mesazhi i Alma Canit 

Kenaqesi per mua tju njoftoj qe Dr Alban Hatibi e fitoj betejen me Covid 19! ?

Çdo dite duke u perballur me kete uragan qe nuk po mbaron, cdo dite duke u ndeshur me kete te keqe qe nuk po kursen jeten e njerezve, perfshire ketu edhe moshat e reja, per ne bluzat e bardha rreziku eshte i madh dhe ne nuk jemi te perjashtuar nga e keqja, qe eshte afer nesh cdo çast!

Dr Albani prej vitesh ka punuar me perkushtim, devotshmeri, profesionalizem e modesti në ndihme te jetes se pacienteve ndaj kthimi i tij mes nesh eshte i domosdoshem!

Faleminderit te gjitheve per mesazhet pafund qe te gjithe ju miq, kolege, familjare, dashamires, pacient, te njohur e te panjohur qe nuk reshten gjate gjithe ketyre diteve si suport moral per te gjithe ne!

Kenaqesise tone i shtohet dhe fakti qe kthimi i Dr Albanit në kete arene lufte te pergjakshme qe ne po perjetojme, na jep force, besim e shprese qe ne sebashku do ja dalim!

Asgjë në jetë nuk duhet të na frikësoje: duhet te kuptojme e te jemi realist!

Respektoni rregullat!
Mbroni jeten tuaj dhe te te tjereve! Rrespektimi i rregullave nga ju eshte ndihme per jeten tuaj e forca jone!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura