I shtati që vritet në luftën me Rusinë/ SHBA konfirmon vdekjen e një tjetër amerikani në Ukrainë

Aug 27, 2022 | 23:20
SHPËRNDAJE

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka konfirmuar vdekjen e një tjetër amerikani në Ukrainë.0x0

Zyrtari amerikan i tha CBS News se nuk mund të jepte asnjë informacion të mëtejshëm për amerikanin që ka humbur jetën për shkak të respektit për privatësinë e familjes.

Oleg Kozhemyako, guvernatori i rajonit lindor të largët të Rusisë, Primorsky Krai, i cili është mijëra milje larg nga luftimet në Ukrainë, tha se anëtarët e njësisë ushtarake “Tiger” nga zona e tij kishin vrarë amerikanin gjatë një beteje.

“Mercenari amerikan u shkatërrua në Ukrainë” shkroi Kozhemyako në një postim të së premtes në kanalin e tij në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Postimi u shoqërua me foto të një pasaporte amerikane dhe të letërnjoftimit të lëshuar nga shteti ukrainas që supozohej se ishte amerikani.

Kozhemyako pretendoi se personi identiteti i të cilit nuk është konfirmuar nga anëtarët e familjes apo zyrtarët amerikanë është vrarë në fushën e betejës.

Politikani rus pretendoi se amerikani u vra kur një grup i stërvitur mercenarësh nga vende të ndryshme, teksa u përpoq të hynte në pozicionet ruse.

Ai nuk tha se ku dhe kur kanë ndodhur luftimet. Gjatë gjashtë muajve qëkur Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës, disa vullnetarë amerikanë, kryesisht ish-ushtarakë amerikanë, janë vrarë në luftime.

Në fund të korrikut, familjet e Luke Lucyszyn dhe Bryan Young konfirmuan për CBS News se burrat u vranë në luftime në Ukrainën lindore. Personi ende i paidentifikuar vdekja e të cilit u konfirmua të premten është të paktën  amerikani i shtatë që vdes në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura