I shpëtuan jetën Kristian Eriksen, UEFA jep çmim special për heronjtë e Kopenhagës

Aug 24, 2021 | 18:25
SHPËRNDAJE

Ekipi mjekësor i cili shpëtoi jetën e futbollistit danez Kristian Eriksen gjatë EURO 2020, duke ndërhyrë për ta kthyer në jetë pas kolapsit në fushë, ashtu si edhe kapiteni I Danimarkës, Simon Kjaer, do të nderohen nga UEFA me një çmim special. Organizata ndërkombëtare ka bërë të ditur se ata do të jenë personat që do të nderohen me Çmimin e Presidentit për vitin 2021.

Eriksen Kristian

“Ky nderim bëhet për kontributin e tyre për t’i shkuar në ndihmë Eriksen kur mesfushori 20-vjeçar i Interit pësoi një atak kardiak dhe pësoi kolaps në fushë gjatë ndeshjes në grupe të EURO 2020 të Danimarkës ndaj Finlandës në stadiumin “Parken” në Kopenhagë më 12 qershor.

Falë përgjigjes së shpejtë të ekipit mjekësor dhe trajtimit të emergjencës në mënyrë eksperte, Eriksen u soll në jetë në fushë dhe tashmë është për fat të mirë në rrugën e duhur drejt riaftësimit. Simon Kjaer ndan këtë nderim për reagimin e tij duke ndihmuar menjëherë Eriksen, ashtu si edhe për cilësitë e jashtëzakonshme drejtuese që tregoi”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s për këtë çmim që do ta ndajnë 8 mjekë, si dhe Kjaer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura