I shpëtoi përdhunimit në pyll, ja dëshmia e vajzës që qëlloi djalin 5 herë me thikë

Feb 10, 2016 | 11:00
SHPËRNDAJE

Vajza 20-vjeçare që i shpëtoi përdhunimit, pasi qëlloi 5 herë me thikë bashkëfshatarin, ka treguar në polici detaje nga ngjarja.

Vajza ka thënë se rrinte me thikë në brez, e frikësuar nga ndonjë sulm i mundshëm ndërkohë që futej në pyll për punët e përditshme, pjesë e jetës në fshat.

spitali-mirditeManjola Gjonaj ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në Mirditë jashtë rrezikut për jetën, kurse policia kreu arrestimin e tyre në kushtet e flagrancës.

Manjola Gjonaj akuzohet për “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, ndërsa Severjan Gjonaj akuzohet për kryerjen e veprës penale të “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentativë.

Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje ka marrë në pyetje vajzën e plagosur. Ajo ka sqaruar për hetimorët se e mbante thikën gjithnjë me vete pasi kur futej në pyll për punët e përditshme të fshatit, i druhej ndonjë sulmi nga persona të panjohur, qoftë edhe me qëllim për ta përdhunuar, ashtu sikurse i ndodhi në të vërtetë.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në Kodër Rrëshen të Mirditës. Sipas Policisë, Severjan Tusha, 24, vjeç është plagosur me armë të ftohtë, thikë, nga shtetasja Manjola Gjonaj.

Dy të rinjtë të cilët ishin nga i njëjti fshat kishin njohje me njëri-tjetrin dhe në momentin e ngjarjes janë takuar rastësisht në një zonë të pyllëzuar pranë Kodër Rrëshenit.

Sapo ka parë vajzën e cila ishte e vetme, 24-vjeçari Tusha i është afruar dhe ka tentuar të kryeje marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Tentativa e tij për përdhunim ka çuar në përplasje fizike midis tyre.

E gjendur përballë kësaj situate, vajza e cila mbante thikë me vete e ka qëlluar disa herë në disa pjesë të ndryshme të trupit agresorin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Ndonëse i plagosur, 24-vjeçari i është kundërpërgjigjur asaj duke e qëlluar disa herë me sende të forta, çka i ka shkaktuar disa dëmtime të lehta. Kanë qenë banorë të zonës që kanë dëgjuar britmat dhe thirrjet për ndihmë të saj, të cilët i kanë gjetur të rinjtë të plagosur.

24-vjeçari ishte plagosur më rëndë dhe i përgjakur ishte thuajse pa ndjenja. Ndërsa vajza kishte marrë plagë në kokë si pasojë e goditjeve me mjete rrethanore, por jashtë rrezikut për jetën.

ELVIS HILA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura