I shpëtoi aksidentit me 46 viktima në Bullgari, 17-vjeçarja rrëfen momentet e tmerrit: Kur u zgjova të gjithë po bërtisnin. U përpoqa të thyeja xhamin por nuk ia dola, pastaj…

Nov 24, 2021 | 12:18
SHPËRNDAJE

Zulejha Jasharovska, 17-vjeçarja e cila arriti t’i mbijetonte aksidentit me 46 viktima në Bullgari, ka dëshmuar dinamikën e ngjarjes përmes një interviste të dhënë për media.


17-vjeçarja shprehet se ishte në gjumë në momentin që ndodhi aksidenti dhe kur u zgjua vuri re që të gjithë pasagjerët po bërtisnin. Ajo rrëfen se u përpoq të thyente xhamin, por pa arritur ta bëjë një gjë të tillë. Ndërkohë që më pas nuk mban mend asgjë, veçse që e gjeti vetën të shtrirë në tokë.

Intervista

Gazetari: Si ndjehesh, mban mend ndonjë gjë?

Zulejha Jasharovska: Diçka mbaj mend, por të shumtën jo…nga ky rast dhe kështu.

Gazetari: Në cilën ulëse ndodheshe?

Zulejha Jasharovska: Unë isha mbrapa?

Gazetari: Si ia arrite të dalësh?

Zulejha Jasharovska: Sa mbaj mend, unë isha duke fjetur, dhe kur u zgjova, të gjithë bërtisnin, desha ta marrë atë për të thyer xhamin, por nuk ia dola, provova dhe me duar dhe më pas nuk mbaj mend, kur u zgjova kisha rënë në tokë…kaq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura