I shpërthen dinamiti në duar teksa gjuante peshk, plagoset peshkatari

Jun 24, 2016 | 19:00
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Skrapar, ndërsa një 41-vjeçar është plagosur pasi i ka shpërthyer dinamiti në duar.

ambulancaMësohet se i plagosur ka ngelur Turhan Myftari, punonjës i zjarrfikëses. Nga të dhënat paraprake, 41-vjeçari po gjuante për peshk në lumin Osum.

Fill pas incidentit, Myfari është dërguar me urgjencë drejt Tiranës me helikopter, pasi ka marrë dëmtime në fytyrë dhe gjymtyrë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura