I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ 27-vjeçari shqiptari fshihej në Greqi, arrestohet dhe bëhet gati ekstradimi i tij

May 22, 2022 | 14:38
SHPËRNDAJE

Një 27-vjeçar shqiptar  është vendosur në pranga nga policia greke. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet shqiptare për vrasje dhe deklarim të rremë.27 vjec

Ai ishte arratisur nga Shqipëria dhe fshihej në Greqi, por për të riun gjithçka ka përfunduar mbrëmjen e së premtes dhe kur u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Për këtë arsye, menjëherë ai u vendos në pranga dhe ka nisur procedimi për ekstradimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura