SENAD NIKSHIQI/ Pas djegies se makines se gjyqtarit Andri Ymeri ne Shkoder, policia ka nisur verifikimet e kamerave te sigurise.
Ngjarja dyshohet se qellimshme, pasi ne kamera jane zbuluar dy persona qe kane sperkatuar mjetit me benzine.
Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca të shumta policie por edhe vetë gjyqtari Andri Ymeri.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur për të identifikuar autorët e më pas për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Deri më tani efektivët nuk kanë arritur që të bien në gjurmët e autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi por edhe është e vështirë për t’i identifikuar për shkak të skafandrës që kanë në kokë dhe veshjes me rroba të zeza.
Forcat e policisë dyshojnë se kjo ngjarje lidhet me punën e gjyqtarit dhe ka dyshime se është një mesazh në adresë të tij.
Vetë gjyqtari Ymeri ka mohuar që të ketë ndonjë konflikt me ndokënd dhe ka deklaruar se nuk e ka idenë përse makina e tij është djegur.
Mjeti tip “Benz” kishte disa ditë i parkuar afër kishës françeskane në Shkodër dhe dyshohet se autorët mund të kenë vëzhguar gjatë këtyre ditëve derisa kanë arritur ta djegin mjetin në fjalë. E gjithë skena e djegies është në vetëm pak sekonda dhe dy autorët e paidentifikuar zhduken menjëherë.
PANORAMA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al