I shkon në shtëpi një pako gjigande, Arbana Osmani merr dhuratën nga personi misterioz pas lindjes së Diellit

Oct 27, 2020 | 15:46
SHPËRNDAJE

Arbana Osmani pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë. Moderatorja mirëpriti në jetë djalin e saj, që e quajti Dielli.

Ajo mori dhurata të shumta nga miq, kolegë dhe familjarë të saj. Megjithatë ditën e sotme i ka mbërritur një pako gjigante me produkte për beben e saj nga një person misterioz.

Arbana Osmani shprehet se pako e mbërritur në shtëpinë e saj nuk ka pusullë dhe dërgues.

Ndaj moderatorja, i kërkoi publikisht personit që i bëri dhuratën që t’i shkruajë për ta falënderuar.

“Më ka ardhur në shtëpi kjo pako gjigande plot me produkte për bebe, por nuk ka as pusullë, as dërgues, asgjë. Nëse dërguesi më sheh, të më shkruajë që ti them faleminderit,”- shkroi ajo.

Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku një javë më parë.

Moderatorja ka edhe një djalë, Jonin nga martesa me ish-bashkëshortin.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura