I shkoi për inspektim tek lavazhi, 34-vjeçari në Kamëz rreh punonjësin e ujësjellësit. Në pranga dhe 9 persona të tjerë në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Sep 22, 2021 | 13:35
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 10 shtetas për vepra të ndryshme penale. Përmes një komunikate zyrtare policia bën me dije se në pranga ka përfunduar një 31-vjeçar me inicialet E. K., të cilit pas kontrollit nga ana e “Forcave Shqiponja” iu gjet një sasi kokaine.

policia librazhd

Është arrestuar gjithashtu dhe një 34-vjeçar në Kamëz, i cili ka goditur te lavazhi në pronësi të tij, një punonjës të ujësjellësit të bashkisë që kishte shkuar për inspektim.

Ndërkohë që në njoftim bëhet me dije gjithashtu se Specialistët për Hetimin e Krimit në kryeqytet kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të mitur dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tyre 16-vjeçar, për shkak se i kanë marrë me dhunë varësen e floririt një 19-vjeçari.

Njoftimi i policisë

Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë E. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të mitur me iniciale A. V., 17 vjeç dhe K. H., 17 vjeç, dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. Th., 16 vjeç, pasi me datë 21.09.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë më dhunë varsen e floririt shtetasit R. P., 19 vjeç.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë S. U., 34 vjeç, pasi në rrugën “Donald Tramp”, tek lavazhi i tij, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Ujësjellës Kanalizimes të Bashkisë Kamzë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Ç., 58 vjeç, A. Xh., 42 vjeç dhe H. M., 68 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; Xh. Xh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; D. Gj., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren S. P., 57 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura