I shkatërrua Ferrari super i shtrenjtë, krimineli i dënuar padit policinë nga arratia në Dubai

Feb 19, 2021 | 21:36
SHPËRNDAJE

Një kriminel i dënuar nga Mbretëria e Bashkuar po padit policinë lokale për shtypjen e tij Ferrari 458 Spider.

sgddgs

35-vjeçari Zahid Khan, u arratis në Dubai pak para se të dënohej për disa vepra penale përfshirë edhe pastrimin e parave.

Ai po përballet me një dënim prej 10 vjet burg në Britani, por jeton i lirë në Dubai.

Tani, Khan është duke paditur Policinë e West Midlands për shtypjen e Ferrarit të tij 458.

Khan bëri tituj në prill 2017 kur parkoi super veturën e tij në trotuar pranë Gjykatës së Birmingham. Pas kësaj, autoritetet lokale e sekuestruan makinën.

Policia gjithashtu përcaktoi se ajo nuk kishte sigurim të vlefshëm dhe ishte një automjet i Kategorisë B, që do të thotë se ishte i paqëndrueshëm për shkak të dëmtimit dhe, kështu, duhej të shkatërrohej.

Video e shpërndarë në YouTuber përsëri në fillim të vitit 2018 tregon momentin kur Ferrari i Khan u shkatërrua në një pikë skrapi në zonë.

Duke folur me Mail Online , Khan tha: “Tani kam filluar procedurat kundër Policisë së West Midlands për sjelljen e tyre të paligjshme në lidhje me makinën time Ferrari 458 me vlerë 200 mijë paund”

Një zëdhënëse e Policisë së West Midlands komentoi se “Zahid Khan më parë ka paraqitur një letër kërkese drejtpërdrejt te forca e cila tashmë është mohuar. Tani kemi marrë njoftim se ai ka lëshuar procedura para gjykatës, ne do t’i përgjigjemi padisë përmes procesit gjyqësor në kohën e duhur”.

Policia në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se e di se ku po jeton Khan në Dubai dhe ai mund të përballet me ekstradimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura