I shënoi gol Mançester Sitit, Kosova kërkon të bindë futbollistin e Bajernit

Jul 29, 2018 | 18:12
SHPËRNDAJE

Meritan Shabani është talenti kosovar që aktivizohet te skuadra e Bajernit. Mesfushori me tipare sulmues, ka të ardhme premtuese dhe është në planet e klubit bavarez. Shabani gjeti dhe rrugën e rrjetës në sfidën miqësore ndaj Mançester Sitit të luajtur në orët e para të mëngjesit.

download

Por cilën kombëtare do të zgjedhë futbollisti 19-vjeçar? Kjo është dilema më e madhe. Në një prononcim për “Gazetën Express”, Bujar Shala, menaxheri për media dhe licencime në Federatën e Futbollit të Kosovës ka treguar se ata janë në kontakte të vazhdueshme më familjarët e Shabanit.

“Po ka shumë kohë që jemi në kontakt me familjarët e Meritanit Ata kërkojnë që të mos nguten dhe fillimisht duan ta shohin sesi po zhvillohet Meritani e më pas të marrin një vendim.

962x603xbayern-munich-2-3-manchester-city-riyad-mahrez-suffers-injury.jpg.pagespeed.ic.EyW_8uuvRT

Sipas Shalës, FFK do të bëj gjithçka që do të jetë e mundur që ta këtë në radhët e saj yllin që është duke u rritur nga akademia e Bajernit në Gjermani.

“Ne ua kemi bërë të qartë që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundshme që Meritani të përcaktohet dhe të luaj për Kosovën”, u shpreh Shala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura