“I sheh njerëzit si monedha leku”/ Sindi Loci flet për prapaskenat e “Për’puthen”: M’u kërkua të mos dilja më me një djalë që kisha ndjenja se…

Sep 14, 2021 | 11:15
SHPËRNDAJE

Sindi Loci është një ish-konkurrente e “Për’puthen”, e cila doli nga programi vetëm, pasi djemtë humbën interesin ndaj saj gjatë puntatave të fundit. 23-vjeçarja u etiketua që në hyrje si “virgjëresha”, pasi ajo deklaroi se nuk kishte pasur asnjë lidhje dashurie më parë me ndonjë djalë.

sindi loci (4)

Ajo u përfol shumë për shkak të debateve dhe ofendimeve që bëri në studio ndaj personazhëve të tjerë. Së fundmi, e ftuar në “n’Kosovë Show”, Sindi tregoi prapaskenat e këtij programi.

Mendoja se e kisha në krah (Olsën), por ajo i sheh njerëzit si monedha leku ose si personazhe që ajo mund t’i përdori. Olsës i thoja gjithmonë, nëse është dikush që kurrë nuk do të godas pas shpine, ajo do jem unë. Ama kohët e fundit kam zbuluar dhe analizuar shumë gjëra.

sindi loci (1)

Kam bërë kompromise në fillim për hir të mirënjohjes. M’u kërkua të mos dilja më me një djalë që kisha ndjenja se publiku nuk na shihte bashkë dhe kam bërë një takim me një djalë që se shihja veten absolutisht,”– tha fillimisht ish-konkurrentja.

Sipas saj, çdo gjë ishte e stisur. Në lidhje me Julin, me të cilin pati disa debate në studio për shkak se ai e krahasoi me “vajin ekstra të virgjër”, Sindi tha:

sindi loci (1)

Dua të cek debatin me Julin, i cili ka zgjatur diku te 4 orë. Në ato gjë çdo gjë ishte e filmuar dhe në backstage dhe kur Juli më thotë pse mërzitesh se ta thash atë gjë për show, kjo pjesë është prerë. Unë mendoj se isha ndër personazhet që nuk bënte kompromise dhe prandaj më sulmonin”.

Ndër të tjera, Loci kishte dy fjalë edhe për opinionistin, Arjan Konomin dhe për prezantuesen e emisionit, Bora Zemanin:

sindi loci (5)

Unë sulmohesha nga opinionisti gjatë gjithë kohës dhe më ulej vlera ime si femër. Ka pasur raste kur unë flisja për tema të ndryshme dhe opinionisti me prezantuesen nënqeshnin dhe këto pjesë janë prerë gjithmonë.

E atë takimin me Arjanin, përballjen e nxorën sikur e kërkova unë, por nuk e kërkova unë. Ai ka këmbëngulur të bëhej pasi ndihej shumë keq që më kishte thënë ca fjalë dhe publiku e vuri para përgjegjësisë.

sindi loci sara malaj (4)

Sindi pretendon se largimi i saj do të ishte fatal për Olsa Muhametin, autoren e këtij programi, pasi i ishte thënë se do të pushohej nga punë për shkak të mos menaxhimit si duhet të spektaklit.

Kur u largua Eri, mua dhe disa personazheve të tjerë na u duk e padrejtë dhe protestuam. Nuk donim të ktheheshim pa u kthyer ai. Olsa ka folur me mamanë time në telefon, duke ju lutur që të paktën unë të kthehesha, sepse ndryshe ajo do pushohej nga puna nga ‘Top Channel’ për keq menaxhim dhe shoë do merrte fund.

sindi loci sara malaj (3)

Po të kthehesha pas në kohë, nuk do kthehesha në program , unë u ktheva vetëm sepse ajo përmendi mamanë që e kishte të sëmurë dhe duke qenë se jam një person e lidhur pas familjes nuk doja ta vija në pozicion të vështirë”,- tregoi Sindi.

sindi loci (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura