I saktë, i përkushtuar dhe vendimtar. Ja si vlerësohet Uzuni pas paraqitjes historike ndaj Juventusit

| 23:47
SHPËRNDAJE

Futbollisti i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni realizoi një nga paraqitjet dhe golat më të paharrueshëm të karrierës së tij sot në mbrëmjen e Ligës së Kampioneve ndaj Juventusit.
203516669-f0201abf-4c83-44d4-bf35-d776041084c1
25-vjeçari i Ferencvaroshit tregoi saktësi vrastare ndaj “Zonjës së Vjetër” në Torino duke shënuar në të vetmin rast që iu paraqit ndaj kampionëve të Italisë.

Për performancën ndaj Kristiano Ronaldos me shokë, Myrto Uzuni u vlerësua me notën 7.3 nga “Sofa Score”. Edhe pse kishte përballë njërin prej kontigjentëve të futbollistëve më të mirë në botë, statistikat e Uzunit kanë qenë mjaft bindëse.

Ai realizoi dy driblime të sakta në 3 tentativa që bëri. Jo vetëm si sulmues, por Uzuni bëri mjaft mirë dhe detyrën e mesfushorit duke dhënë dy pasime kyçe dhe realizoi 83% të pasimeve në mënyrë të saktë.

Goli i tij e bëri Juventusin të vuante për 90 minuta derisa portieri i Ferencvaroshit u shpërqëndrua në çastin e fundit duke i dhënë mundësinë Moratës ta dërgoj me shumë fat topin në rrjetë e të fitojë.

Statistikat e Myrto Uzunit ndaj Juventusit sipas “Sofa Score”

127605764_381209093166217_8578272244400196448_n
PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.