“I rrëmben zemrën jo vetëm Mark Frrokut por edhe …”-Rudina Dembacaj publikon foton me vajzën e ish-deputetit, tregon marrëdhënien mes tyre

Mar 10, 2020 | 16:35
SHPËRNDAJE

Rudina Dembacaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të jetës së saj personale.

Moderatorja është komentuar shumë pas ndarjes nga bashkëshorti dhe lidhjes me ish deputetin Mark Frroku.

Por duket se asaj nuk i kanë interesuar aspak kritikat duke treguar sa e lumtur është me familjen e re.

Madje Rudina zbulon se ka një marrëdhënie mjaft të mirë jo vetëm me parterin e saj por edhe me vajzat e tij.

Së fundmi, ajo publikoi një foto bardh e zi me njërën prej vajzave të Frrokut, Ertën ku shihen të përqafuara me njëra-tjetrën.

Kjo tregon se Rudina ka arritur t’i rrëmbejë zemrën jo vetëm Markut por edhe vajzave të tij duke ndërtuar një marrëdhënie të mirë me to.

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura