I riu shqiptar kapet në Sicili me pistoletë “të çuditshme”

Feb 5, 2016 | 17:56
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar që jeton në Sicili është kapur nga Karabinierët me armë. Genci Leçini, e mbante pistoletën e vjetër me mulli në komodinën përkrah krevatit.

Zbulimi erdhi pasi policia e ndali shqiptarin për ta kontrolluar për leje qëndrimi dhe sjellja e tij dyshuese bëri që policia të ushtronte kontroll në apartamentin e tij.

Lecini-Genci-800x500_c
Genci Leçini

Policia italiane ka nisur verifikimet për të parë nëse pistoleta është përdorur për ndonjë krim dhe origjinën e armës.

Revolveri që mbante 20-vjeçari rezulton se nuk ka numër serie si dhe nuk mban emër marke, por që funksionon plotësisht.

Leçini është dërguar në Burgun e Raguzës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet nëse i riu e ka përdorur armën për aktivitet kriminal.

Albanese-armi-2

SONY DSC
SONY DSC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura