I riu shqiptar arrestohet për trafik kokaine dhe heroine! Pas kontrollit në banesë, policia italiane i gjeti edhe…

May 13, 2021 | 11:48
SHPËRNDAJE

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për trafik kokaine dhe heroine në doza të vogla.

Guardia_Finanza

Sipas mediave italiane, arrestimi i shqiptarit u bë mbrëmjen e djeshme në Termoli, ndërsa vet i riu banonte në Molise.

Në momentin e ndërhyrjes nga policia, shqiptari u kap me 50 gram kokaine dhe heroine. Ndërsa pas kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe materiale, me të cilat paketohej lënda narkotike.

Shqiptari i arrestuari iu dorëzua autoriteteve te drejtesise italiane për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura