Trafikanti godet me grusht policin, blutë qëllojnë në ajër për ta neutralizuar

May 4, 2016 | 14:21
SHPËRNDAJE

Tension gjatë arrestimit të një shtetasi në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet. I riu, Bako Buzheri, i cili ishte në ndjekje nga Policia, ka kundershtuar uniformat blu madje duke goditur me grusht nje prej policeve, me qëllim shmangien dhe largimin e tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme pranë Zogut të Zi.

Ilustruese
Ilustruese

Mësohet se i ndaluari është arrestuar pas një ndjekje disa minutëshe.

Si kunderpergjigje policia ka qelluar ne ajer per ta neutralizuar Buzherin dhe me pas e ka arrestuar ate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura