I riu nga Puka iu arratis në sy policisë, caktohet “arrest me burg” për dy inspektorët

Sep 13, 2017 | 12:39
SHPËRNDAJE

Pas arratisje së 21-vjeçarit Emirjon Nika nga Komisariati i Pukës, thujet se dy inspektorë janë lënë në arrest me burg.

gjykata-shkoder

I riu ishte prangosur pasi akuzohej për grabitje, por ka mundur t’u shpëtojë forcave të policisë dhe ende rezulton i arratisur.
Lidhur me ngjarjen, strukturat më të larta kërkuan hetim të rastit dhe vënie para përgjegjësisë të inspektorëve të policisë.

Ndërsa, Gjykata e Shkodrës për ngjarjen në ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg” për inspektorët Dodë Preka dhe Pajtim Bushi.
Sakaq, policia është ende në kërkim të 21-vjeçarit Emirjon Nika, i cili akuzohet për disa grabitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura