U rikthye për të shërbyer në Spitalin Infektiv pas daljes në pension, mjeku i njohur preket nga koronavirusi

Mar 31, 2020 | 22:17
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë njoftoi se mjeku i njohur, prof. Dhimitër Kraja ishte rikthyer pranë Spitalit Infektiv për të ndihmuar në përballimin e situatës nga koronavirusi.

dhimiterkraja

Por, sot prof. Kraja rezulton i prekur pikërisht nga virusi për të cilin u rikthye në spital për ta luftuar.

Lajmin e ka bërë të ditur në emisionin “Open” të  Eni Vasilit në Top Channel, mjeku tjetër i njohur Pëllumb Pipero.

-A është e vërtetë që ka drejtues spitali të shtuar në Infektiv?

Pipero: Drejtues spitali nuk ka sepse drejtuese është profesoreshë Najada. Por është shtruar profesor Dhimitri (Dhimitër Kraja) që ka qenë shef i spitalit. Profesor Dhimitri u rikthye në detyrë pasi kishte dalë në pension. Mesa di është shtruar dje dhe ka shenja të lehta.

Ministrja Manastirliu më 28 mars:

Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira❗️

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura