I riktheu fitoren Milanit në derbi, flet Pioli: Vuajtëm për tifozët, kur erdhi Ibra në fillim më tha…

| 21:05
SHPËRNDAJE
 

Stefano Pioli ia doli të rikthejë Milanin te fitorja në derbi në kampionat, pas më shumë se 4 viteve. Pas përfundimit të sfidës, për “Sky Sport”, trajneri i Milanit u shpreh se ishte një fitore e vuajtur për tifozët që shoqëruan skuadrën deri te stadiumit. Më tej ai zbulon edhe një bisedë me Ibrën, kur ky i fundit iu bashkua Milanit.

pioli.milan.2020.21.applaude.derby.750x450

“Ne jemi shumë të lumtur për këtë sukses, mposhtëm një ekip të madh.  Ne ia dolëm duke marrë një fitore të vuajtur për tifozët tanë. Ata na shoqëruan deri te stadiumi. Rruga jonë është ende e gjatë, kemi shumë vend për përmirësim.

Ibra ishte shumë i lodhur, më kërkoi zëvendësim, por unë nuk e dëgjova. Zlatan është një kampion i madh që jep gjithçka, kontributi i tij për ekipin është shumë i rëndësishëm. Urime djemve të mi, kjo tregon se ne kemi punuar mirë dhe po vazhdojmë të rritemi.

E kaluara? Ata që mendojnë për të kaluarën, nuk e shijojnë të tashmen. Unë kënaqem me të tashmen dhe mundohem ta bëj të ardhmen sa më të mirë. Ne punojmë shumë dhe mirë, por nuk kemi pasur fitore të lehta, kështu që mund të përmirësohemi.

Skuadra? Ka 3-4 ekipe që kanë investuar më shumë se ne. Ne kemi investuar për një periudhë afatgjatë. Ne jemi ambiciozë dhe jemi Milani. Mendoj se do të jetë një kampionat i vështirë, sidomos për të kaluar ekipe si Juve, Inter, Napoli, Lacio, Atalanta etj.

Për të synuar fitimin e titullit, duhet të rrisësh nivelin e lojtarëve. Ne po e bëjmë, por është një rrugë që mund të zgjasë një vit. Unë mendoj se klubi ka punuar mirë, duke afruar të rinj dhe lojtarë me eksperiencë.

Ditën e parë kur Ibra u bashkua me ne më tha: ‘Ti je trajneri dhe unë lojtari, do respektoj gjithçka.”, u shpreh Pioli.

PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.