I publikuan foto me “mashkullin misterioz” nga pushimet në Dubai, reagon për herë të parë Shqipe Hysenaj: Ju prezantoj me…

Sep 15, 2021 | 13:06
SHPËRNDAJE

Shqipe Hysenaj ka reaguar për herë të parë pas aludimeve se ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka udhëtuar drejt Dubait me të dashurin e saj misterioz.

shqipe hysenaj (1)

Ditën e djeshme, “Prive” publikoi disa foto të Shqipes së bashku me një djalë në det, duke shijuar rrezet e diellit. Këtu nisën aludimet se personi që e shoqëronte ish-konkurrenten ishte partneri i saj.

Shqipja vendosi të reagojë për herë të parë nëpërmjet disa videove në Instastory mbrëmë, ku shprehet se ndonëse është person publik, nuk e toleron dot faktin që për të thuhen gjëra të pavërteta dhe pa fakte.

shqipe hysenaj (1)

Ajo shton se do të kishte shumë dëshirë të ekzistonte një mashkull që i paguan femrës pushimet, por sipas saj, kjo gjë nuk ekziston. Ndër të tjera, Hysenaj tha se kur të jetë në një lidhje do ta tregojë publikisht, pasi nuk ka arsye pse të fshihet.

Pas videove, Shqipja publikoi një foto krah një djali, të shkrepur në ashensor.

“Ju prezantoj me vëllain, “sheikun, të dashurin”. Çfarë dreqin! Ilir Hysenaj”, shkroi Hysenaj krahas fotos me vëllain.

shqipe hysenaj (3)

shqipe hysenaj (1) shqipe hysenaj (2) shqipe hysenaj (9) shqipe hysenaj (8) shqipe hysenaj (7) shqipe hysenaj (6) shqipe hysenaj (4) shqipe hysenaj (5) shqipe hysenaj (2) shqipe hysenaj (8) shqipe hysenaj (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura