I propozon shoqes me një bombë false, përjashtohet nga shkolla

Apr 24, 2015 | 13:25
SHPËRNDAJE

Ibrahim Ahmad është përjashtuar nga shkolla e tij ‘La Center’ në Washington State pasi ka bërë një propozim mature shoqes së tij me një ‘kërcënim me bombë false’.

18-vjeçari lidhi në bel një bombë false me një mbishkrim në një poster të madh “E di që është pak vonë, por është si të thuash…. Një bombë! Rilea, do të vish në mbrëmjen e maturës me mua?”, shkruan ‘Mirror’.

“Jam me origjinë nga lindja e mesme, dhe mendova se ideja e bombës do të ishte qesharake dhe e zgjuar”-ka treguar Ibrahim.

Ai ka thënë se ka veshur kostumin fals për 20 sekonda dhe sa ka bërë një foto.

Por drejtori Mark Mansell sapo ka zbuluar këtë propozim ka marrë masa duke e përjashtuar djalin nga matura.

“Dua që fëmijët të ndihen të sigurtë dhe të mbrojtur, por ka një limit”-ka thënë Mansell.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura