I propozon shokut gay që ta shoqërojë në mbrëmjen e maturës, gjesti i tij përmallon mijëra njerëz

Apr 26, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Një djalë nga Las Vegas është bërë sensacion në rrjetet sociale pasi i ka kërkuar shokut të tij gay për ta shoqëruar në mbrëmjen e maturës.

Jacob Lescensi ka shkruar një poster të madh shokut të tij të cilin e konsideron si vëlla Anthony Martinez, një propozim i cili ka prekur shumë zemra dhe ky gjest është vlerësuar nga shumë njerëz.

“Ti je shoku im gay, dhe unë jam shoku yt i drejtë. Por ti je si një vëlla për mua, do vish në takim?”

Këtë shkrim e kanë mbajtur në dorë miqtë e tyre të cilët kanë duartrokitur këtë veprim.

Më pas dy shokët janë përqafuar dhe fotot e tyre janë bërë virale në internet. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura