I propozoi me unazë 2 milionë dollarëshe por ia ktheu mbrapsht, Paris Hilton nuk pendohet që i dha fund fejesës: Nuk kam më frikën e …

Feb 26, 2020 | 11:43
SHPËRNDAJE

Paris Hilton nuk ndihet keq pasi i dha fund fejesës me Chris Zylka. Madje trashëgimtarja më e pasur në botë shprehet se është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjëherë.

39-vjeçarja në një intervistë për Cosmopolitan UK, doli për fejesën e saj që përfundoi në tetor.

“Ndihesh mirë kur nuk ke një person që të kontrollon,”- tha Paris.

Më pas shtoi: “Kur del me dikë, ekziston rreziku të mos i besosh dhe frika se mos bën diçka që të turpëron. Ndihem me fat që tani nuk e kam më atë frikë sepse jam e pavarur.”

Hilton u shpreh gjithashtu se vendimi për ti dhënë fund fejesës nuk ishte i vështirë.

“Ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time. Nuk mendoj se ai ishte personi i duhur dhe ndihem sikur jam një grua e mrekullueshme dhe që meritoj një person po kaq mahnitës. Thjesht nuk u ndjeva mirë. Kam punuar shumë sa për ti dhënë jetën time dikujt. Ata duhet të jenë perfekt,”- u shpreh ajo.

Aktori 34-vjeçar i propozoi Paris për martesë në janar të vitit 2018.

Ai i propozoi asaj me një unazë 20 karatëshe me vlerë 2 milionë dollarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura