I preu kokën studentit shqiptar 22-vjeçar, arrestohet autori belg. Zbardhet dëshmia në Polici

Jun 30, 2015 | 12:20
SHPËRNDAJE

Policia belge ka arrestuar shtetasin Vincent D. i akuzuar për vrasjen makabre të Xhuliano Brahimllarit pak ditë më parë.

Lajmi ne gazeten belge

Gazeta belge “Lavenir” jep detaje të kësaj historie që tronditi opinionin vendas por edhe atë shqiptar.

Kjo sepse Xhuliano Brahimllari u masakrua dhe koka e tij nuk është gjetur ende.

Mbrëmjen e së enjtes gjyqtari i çështjes lëshoi urdhër arrestin për Vincent D, një i ri 30 vjeçar banor në Bruksel. Ai akuzohet për vrasjen e të riut shqiptar. Hetimet nisën pas përgjimit të telefonit të tij dhe një personi tjetër me emrin Denis, i cili bësohet se është shtetas nga Maqedonia dhe pas ngjarjes është kthyer në vendin e tij.

Viktima, Xhuliano Brahimllari është vrarë në një apartament në Bruksel, por shkaku i vdekjes së tij është ende i papërpcaktuar.

Në shtëpinë e Vincent D. u gjet një sasi e vogël droge, por që ishin një sasi e parëndësishme. Vincent D. ka mohuar autorësinë e vrasjes, megjithëse nuk ka bindur në thëniet e tij.

Sipas të dhënave të marra nga telefoni, pasditen e 7 qershorit Xhuliano Brahimllari ka pasur kontakte me Vincent D. Në 24 orët e fundit ata kanë pasur kontakte të shumta me njeri tjetrin. Megjithatë sipas Vincent D. kontaktet e tyre kanë qenë normale.

Vincent D. ka pranuar se një natë para krimit ka qenë në apartament së bashku me Xhuliano Brahimllarin dhe Denis por nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Megjithatë të dhënat që jep ai, kryesisht sa i përket orës së ngjarjes janë kontradiktore me të dhënat që kanë hetuesit. i kontaktuar nga “Lavenir” avokati i Vincent D, Thomas Deshamps, refuzoi të bëjë komente.

Xhuliano Brahimllari, i cili studionte në vitin e parë të Drejtësisë në universitetin e Libre, ishte zhdukur prej disa ditësh. Shokët e tij të kursit janë tronditur kur kanë mësuar se ishte gjetur kufoma e një të riu, në periferi të zonës.

Identifikimi i trupit të mbetur u bë nga familjarë të 22- vjeçarit, të cilët mbërritën me urgjencë në Belgjikë. Një tatuazh në krah ka sjellë identifikimin e të riut, ndërkohë që po punohet për të gjetur kokën dhe pjesët e tjera të trupit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura