I preu kokën nënës dhe ia vari në derë, fqinji tregon detaje nga ngjarja: Mbesa e 70-vjeçares kur i thanë lajmin, mori biçikletën dhe…

Aug 7, 2020 | 14:26
SHPËRNDAJE

Detaje të reja nga ngjarja horror e shënuar pasditen e së enjtes në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku djali, Olsi Çekiçi masakroi dhe i preu kokën nënës së tij 70-vjeçare. Firdes Çekiçi është viktima e krimit makabër.

firdez olsi cekici pogradec

Fqinji i kësaj familje, Sami Shyti, ka treguar për gazetaren e Panorama detaje që hedhin dritë mbi vrasjen.

Mësohet se e bija e autorit, Olsi Çekiçit nuk ka qene ne shtepi ne momentin e ngjarjes.

“Fola me vajzen e viktimes pas ngjarjes. Ajo kishte qene tek komshia ngjitur dhe kishte lene ne shtepi babain me gjyshen.

Kishte dale nga fqinja se e lajmeruan kur ngjarja kishte ndodhur. Komshinjte kishin provuar te lidheshin me policine por s’ishin lidhur dot dhe me tregoi se ajo ka shkuar deri ne komisariatin e Pogradecit me biciklete per te lajmeruar.

Hyme ne banese kur mbaroi policia veprimet. Ngjarja kishte ndodhur ne kuzhine. Midis dy divaneve ne toke. Kishte dy gisht gjak. Bashkeshortja ime e pastroi. Jemi tmerruar“, ka treguar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura