I premton vizë pune në Gjermani, kompania i merr 590 euro dhe “zhduket”…

Jan 23, 2020 | 21:50
SHPËRNDAJE

Një tjetër denoncim ka mbërritur në “Stop” për agjencitë e punësimit. Kësaj radhe, denoncimi është për “Minerva Grup”. Ermir Leka nga Burreli tregon se kjo agjenci i ka premtuar punësim në Gjermani dhe për këtë ka paguar 590 euro.

stop-denoncimi

Por një vit më pas, nuk është bërë asgjë. Ermiri i ka telefonuar në numrin që kishin, por nuk arrin të marrë kontakt. Edhe vendndodhjen pranë sheshit “Shqiponja” e kanë ndryshuar, pa bërë me dije një adresë të re.

“Quhem Ermir Leka, vij nga Burreli. Ka parë në internet një agjenci punësimi për me na nxjerrë viza pune në Gjermani. Quhet “Minerva Grup”. Më thanë ‘ke me sjellë vetëm kartën me vete dhe çdo gjë do të shkojë shumë, shumë mirë’. Vajta dhe dorëzova 590 Euro”, shprehet qytetari.

Në kontratën mes qytetarit dhe kompanisë nuk shënohet në asnjë vend vlera e regjistrimit.

“Këto janë pagesat. Ata nuk më kanë informuar fare. Unë mirë që nuk vajta në Gjermani, por as lekët e mija nuk m’i kanë kthyer akoma”, shprehet ai.

Qytetari shprehet se punonjësit e kompanisë “Minerva Grup” nuk ia hapin celularin. Madje ai nuk e di më se ku i kanë zyrat pasi janë zhvendosur.

“Ka qenë 300 metra larg “Shqiponjës”, tashi nuk e di se ku janë. Prandaj i jam drejtuar emisionit “Stop” se nuk e di fare ku ndodhen këta”, tha ai.

Në QKB nuk thuhet adresa e këtij subjekti. Por pas shumë kërkimesh, gazetarja e “Stop” mundi të gjejë zyrat e “Minerva Grup” në zonën e “Don Bosko”-s. Punonjësja e zyrës thotë se procedura e Ermirit është në proces, sepse ambasada gjermane nuk ka njoftuar ende për vizë.

Ermirit nuk i është komunikuar asgjë dhe vetëm me ndërhyrjen e emisionit “Stop” ai u vu sërish në kontakt me “Minerva Grup”, për të vijuar procedurën.

Qytetari Ermir Leka: Agjencia më ka thënë, që për 4-5 muaj do të dali viza edhe shumë shpejt do të ikësh për Gjermani.

Punonjësja: Ideja është që Ermir Leka ka aplikuar me datë 9 Janar 2019. Ka një kontratë shërbimi me vete. Ne i detyrohemi gjetjen e kontratës së punës dhe vendbanimit. Vizën e jep ambasada dhe nuk e japim ne. Ermiri vazhdon të jetë akoma në procedurë për shkak se ambasada ende nuk ka lajmëruar për takimin.

 

Gazetarja: Procedura zgjat një vit?

Punonjësja: Për shkak të numrit të lartë të klientëve në radhët e ambasadës ka shumë fluks.

Gazetarja: Komunikoja personit se nuk ia ke komunikuar.

Punonjësja: Do ta marr prapë në telefon që t’i them… Ermiri numrin e kontaktit patjetër që e ka.

Gazetarja: S’ia keni hapur sepse kam qenë prezent me Ermirin. Madje nga faqja zyrtare e “Minervës” është hedhur që nuk ka më nevojë për klientë.

Punonjësja: Po sepse janë mbyllur aplikimet.

Gazetarja: Çfarë do bëhet me këtë rast tani? Kam ardhur për zgjidhje vajzë?

Punonjësja: Do kontaktojmë shumë shpejt që ti të vish të marrësh kontratën e punës dhe banesës. Ndërkohë do vazhdosh të jesh në pritje derisa ambasada t’iu njoftojë për ta çuar dosjen.

Qytetari Ermir Leka: Po!

Gazetarja: Ermir ky rast u zgjidh.

Qytetari Ermir Leka: Kaq! Shumë faleminderit Odeta! Unë nuk e dija dot, se ku ishin ato!

Gazetarja: Ne do ta ndjekim procedurën tënde derisa të marrësh vizën në dorë.

Qytetari Ermir Leka: Në rregull!

Gazetarja: Madje do bëjmë një lidhje me Skype kur të jesh në Gjermani.

Qytetari Ermir Leka: Në rregull, në rregull! Faleminderit!

/tvklan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura