I plotësohet dëshira për tu dëgjuar përtej varrit, zëri i priftit egjiptian të mumifikuar rikrijohet 3000 vite pas vdekjes së tij

Jan 24, 2020 | 16:18
SHPËRNDAJE

Shkencëtarët kanë arritur të dëgjojnë zërin e një prifti egjiptian të mumifikuar mijëra vite pas vdekjes së tij.

Ata përdoren kordat vokale në 3D për të rikrijuar zërin e tij duke përmbushur dëshirën e priftit para vdekjes që të dëgjohej nga jeta e përtejme.

Pas rreth 3000 vitesh heshtje, mumja i quajtur Nesyamun, nuk e ka më gjuhën “e lidhur” falë një ekipi kërkimor britanik.

Shkencëtarët arritën të hartonin me përpikëri traktin vokal të ruajtur mirë të priftit duke përdorur një printer 3D, skanues mjekësorë dhe një laring elektronik.

Ekipi publikoi zbulimin në Scientific Reports të enjten së bashku me një klip që tregon zërin e mumies.

Kjo është përpjekja e parë e suksesshme për të riprodhuar artificialisht zërin e një personi të vdekur. Nesyamun jetoi në Tokë rreth vitit 1100 para Krishtit, në periudhën e sundimit të Faraonit Ramses XI dhe përmbushi detyrat e tij priftërore në kompleksin e tempullit Karnak.

“Ishte dëshira e tij e shprehur për t’u dëgjuar nga përtej varrit,”- tha studiuesi Joann Fletcher, për BBC.

Ndërsa ekipi ka qenë në gjendje të riprodhojë vetëm një tingull të ngjashëm me zanoret, në të ardhmen, studiuesit do të përpiqen të gjenerojnë fjalë dhe t’i bëjnë ato fjalë së bashku për të bërë fjali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura