I përmendi rrogën Mirush Kabashit, deputetja i përvishet Hervin Çulit: Mbylleni o mjeranë, i tregon dot ndonjë ryshfet që ka marrë?

Jun 13, 2018 | 10:46
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të drejtorit të Teatrit, Hervin Çuli i cili i ka kujtuar rrogën aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi vetëm se ky i fundit është shprehur kundër shembjes së godinës së Teatrit.

kabashi

Përmes një statusi në facebook deputetja demokrate, e cilëson të turpshme deklaratën e Çulit për shkak se aktori Mirush Kabashi është një vlerë e shtuar për vendin tonë.

Statusi i plotë i Fatbardha Kadiut:

Në respekt të një aktori të merituar dhe një njeriu që është vlerë e shtuar për Shqipërinë.

Drejtori i Teatrit Kombëtar i tregon pagën Mirush Kabashit. TURP
A i tregon dot ndonjë post që Mirush Kabashi ka marrë pa e merituar?!!! Jo
A i tregon dot ndonjë ryshfet që ai ka marrë?!! Jo
A i tregon dot ndonjë pazar që ai e ka bërë me moralin?!! Jo
Atëherë mbylleni o mjeranë.

Me një karrierë shumë të pasur 48- vjeçare, mes skenës dhe ekranit, aktori i mirënjohur vazhdon të punojë intensivisht brenda dhe jashtë vendit, kudo ku ka shqiptarë.

Ai ka lartësuar gjuhën dhe teatrin shqiptar në skenat më prestigjioze të Parisit, Vjenës Kajros, Kievit, Torontos, Athinës, Beogradit.

Aktori Mirush Kabashi numëron në karrierën e tij mbi 100 role në teatër dhe më shumë se 20 të tjerë ne kinematografi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura