I përfundon kontrata me Partizanin në fund të sezonit, sulmuesin e kërkojnë në elitën e kampionatit europian

Mar 20, 2021 | 8:46
SHPËRNDAJE

Pak javë më parë, mediat azere konfirmuan se janë plot tri skuadra nga Azerbajxhani që interesohen për sulmuesin e Partizanit, Eraldo Çinari.

cinari

Shkodrani ka një ecuri shumë të mirë për “demat” këtë sezon dhe që nga rikthimi i tij nga pezullimi, ka qenë ndër më të rëndësishmit në formacionin e Ilir Dajës. Megjithatë, kontrata e tij skadon në verë dhe ekipet e tjera kanë mundësinë ta afrojnë me parametra zero, nëse 24-vjeçari nuk rinovon gjatë këtyre javëve.

Përveç tri skuadrave azere, mes tyre është edhe gjiganti i Karabakut. Megjithatë, interesim për Çinarin ka dhe nga Hungaria. Një prej skuadrave të elitës së futbollit hungarez është interesuar për shërbimet e sulmuesit të Partizanit, i cili nëse del futbollist i lirë në verë, ofertat i ka të shumta. Vlera në treg e shkodranit 24- vjeçar, sipas “transfermarkt”, është plot 300 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura