I përfshirë në zgjedhjet e 25 prillit?/ Artan Hoxha: Ervis Martinaj  i dha opozitës mandatin e katërt në Lezhë

Sep 22, 2022 | 23:12
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se i shumëkërkuari nga drejtësia, Ervis Martinaj ka ndikuar në zgjedhjet e përgjithshme më 25 prill 2021.

artanhoxhaervismartinaj

Gjatë një interviste për emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha deklaroi se Ervis Martinaj i ka dhënë opozitës mandatin e katërt në qytetin e Lezhës.

“Ervin Martinaj i ka dhënë opozitës mandatin e katërt në Lezhë. Ka qenë shumë e rrezikuar mandati i katërt dhe është futur Martinaj për t’i dhënë mandatin e katërt”, deklaroi Hoxha.

Ndërkohë një ditë më parë, Hoxha u shpreh se Martinaj ka ndërhyrë edhe në zgjedhjet vendore të 2017-ës, ku sipas gazetarit, nuk ka sabotuar një takim elektoral të kryeministrit Rama pikërisht në Lezhë.

“Zoti Berisha ka reaguar 20 ditë mbrapa dhe në reagimin e fudnit para 24 orësh la të kuptohet që nuk jeton më. Dhe kryeministri Edi Rama ka qenë i detyruar të reagojë. Mbas ka pasur një reagim në fushatë direkt, në fushatën e zgjedhjeve të kaluara, ku Edi Rama mbas një tentative për një takim elektoral në zonën e Lezhës, është bllokuar dhe është sabotuar nga njerëzit e Ervis Martinajt, është kthyer në mbrapsht dhe ka thënë para elektoratit të tij dhe ka thënë “ne e dimë që në atë makinë është ai drejtori i lojërave të fatit, ne e dimë targën”. Dhe thotë jo regjimi, por patronazhimi. Nuk është në stilin e Ramës që të ndërhyjë në ngjarje. Publikisht nuk merr përsipër akuza direkt”, tha Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura