I përfshirë në skandalin e pronave në Lezhë edhe futbollisti i Vllaznisë: Unë tani po shkoj…

Mar 16, 2018 | 16:47
SHPËRNDAJE

Para pak minutash policia e shtetit ka bërë publik një listë me 23 emra të përfshirë në skandalin e pronave në bregtetin e Lezhës. Mes tyre çuditërisht ka qenë edhe ai i mbrojtësit të Vllaznisë Renato Malota. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti, pasi mësohet të ketë qenë pjesë e skemës së mashtrimit.

malota vllaznia

Malota iu bashkua Vllaznisë ne merkaton e janarit, ndërsa tani i duhet të përballet me një telash mjaft të madh të nxjerrë nga policia. Ai rrezikon të përfundojë pas hekurva të burgut.

Renato Malota është i habitur që emri i tij ka përfunduar mes 23 personave që janë të përfshirë në një skemë mashtrimi, teksa shumica e tyre tashmë janë arrestuar.

Malota

“Tani që po flas me ju, po shkoj në stërvitje. Ky është një lapsus, nuk ka lidhje me emrin tin. Ndoshta janë ngatërruar ngaqë edhe unë kam biznesin tim aty. Janë futur shumë emra dhe unë jam gabimisht mes tyre. Duke qenë se kam edhe një lokal në pronësi aty, këtu ndoshta është bërë edhe ngatërresa. Jam i qetë, nuk kam bërë asgjë të paligjshme”, – deklaroi Malota për “Panorama Sport” pak minuta më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura