I përfoluri si kandidat i PD për Tiranën, Besnik Aliaj: Mbështes Halim Kosovën, por kam mendimin tim të pavarur

Apr 17, 2015 | 10:10
SHPËRNDAJE

I përfoluri si kandidat i Partisë Demokratike për garën e 21 qershorit për Bashkinë Tiranë, Besnik Aliaj, pasi deklaroi se opozita duhet të mbështesë kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi, u pa dje në krah të kreut të PD, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të Halim Kosovës si kandidati zyrtar i selisë blu për zgjedhjet lokale.

Gjatë prezantimit të Halim Kosovës për Bashkinë Tiranë

Por përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Aliaj shprehet se pavarësisht se mbështet kandidaturën e Kosovës, ai do të vijojë të thotë “mendimin tim të pavarur”. 

Ja statusi i Aliajt në Facebook: 

Dje pas takimit te “Nismes per Tiranen” duke shkuar ne sheshin Skenderbej per shpalljen e kandidatures se Z. Halim Kosova per kryetar Bashkie ne Tirane si perfaqesues i Opozites!

Me vjen mire qe Z. Kosova dhe Z. Basha me ftuan te ndaja me ta kete moment. Kjo deshmon se Opozita ka hapesire per mendimin e shendetshem alternativ. Te shikosh gjerat jo me filtra bardhe e zi por me gjithe ngjyrat e spektrit qe ka realiteti, eshte nje vlere e shtuar per kedo force politike bashkekohore. Ndihem mire!

Nderkohe une do vijoj ta them mendimin tim te pavarur ashtu sic e mendoj e besoj dhe pa filtra. Per kete kam luftuar gjithe jeten! Natyrisht do qendroj institucional ne respekt te vendimeve qe merr shumica ne familijen time politike ku besoj.

Sot eshte dite e bukur. Urime dhe sukses miku im Halim. Do kesh mbeshtetjen time ne fushate e me pas ne qeverisjen e Tiranes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura