“I pazëvendësueshmi i shqiptarisë”- Sabri Fejzullahu feston ditëlindjen, Ermali Fejzullahu i bën dedikim që çdo baba do dëshironte të dëgjonte

| 11:24
SHPËRNDAJE
 

Këngëtari i dashur për shqiptarët, Sabri Fejzullahu feston sot 73-vjetorin e lindjes.

Mes urimeve të shumta për të nga kolegët, miqtë e fansat, më i veçanti ishte ai i djalit të tij, Ermal Fejzullahut.

Duke e quajtur “i pazëvendësueshmi i shqiptarisë”, këngëtari u shpreh se sa më e gjatë jeta e të atit, aq më e bukur është jeta e tij.

“Urime ditëlindjen i pazëvendësueshmi i Shqiptarisë. I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde dhe zemrën e bardhë e të mirë që ke. Je krenaria jonë. Sa më gjatë jeta jote, aq më e bukur jeta imë. Të duam shumë unë dhe padyshim edhe krejt shqiptarët kudo që janë,”- shkroi ai, ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të legjendës së muzikës shqiptare.

Ndërkohë nuk ka munguar as urimi i bashkëshortes së Ermal Fejzullahut, Arianës.

“Gëzuar ditëlindjen babi. Je shëmbull i të gjithë neve, Të paçim gjithmonë,”- shkroi ajo.

/Panoramaplus.al

  

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.