“I patë policët? Janë tanët”/ Berisha: Kodheli ua kishte besuar narkobandave qendrën e radarëve

Oct 18, 2017 | 12:09
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar pergjimeve te partnereve italiane per dosjen Habilaj, thote se “per kontrollin e radareve te detit, me urdher te Norieges, ndrikull Kodheli ua kishte besuar narkobandave duke emeruar njerez te tyre ne qendren e radareve”.

sali-berisha-oer-elbasanin

Statusi i plotë:

Qytetare, ky eshte narko-shteti!

Ne narko-shtetin e Norieges, sipas pergjimeve te partnereve italiane, per kontrollin e radareve te detit, me urdher te Norieges, ndrikull Kodheli ua kishte besuar narkobandave duke emeruar njerez te tyre ne qendren e radareve.

Vetem rrezimi i Norieges do te shpetoje shqiptaret nga narkoshteti i tij! Lexoni shkrimin e meposhtem. sb

“Zbardhen të tjera përgjime, Habilaj: Kam njeriun tim tek salla e radarëve në Durrës
10:31, 18/10/2017

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës.
Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva.
Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. “Kam njeriun tim në sallën e radarëve”, i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. “I patë policët? Janë tanët”, vijon një tjetër përgjim i Habilajt.
Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura