I pamposhturi Gjukanoviç sërish president, mesazhi i fortë për opozitën

Apr 16, 2018 | 7:53
SHPËRNDAJE

Lideri veteran, Millo Gjukanoviç ka fituar 53.8 të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje në Malin të Zi, duke korrur keshtu nje fitore historike.

Te dhenat i ka bere te ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMi), nderkohe qe mediat bejne me dije se vete lideri tashme i pamposhtuar ka pershendetur gjithe ata qe i dhane besim perseri.

skynews-milo-djukanovic-montenegro-4283302_1523821584-9558344

Gjukanoviv në fjalen e para pas fitores per mbështetësit e tij në selinë e zgjedhjeve të DPS, tha se nuk do të zhgënjej pritshmerine e qytetarëve.

“Kjo është një mundësi për të falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur kandidaturën time. Kjo është një mundësi që të them se unë e vlerësoj entuziazmin dhe besnikërinë e qytetarëve, të cilët mbështesin këtë politikë gjatë gjithë kohës,” tha Gjukanoviç.

Ai falënderoi partnerët e koalicionit, qe sipas tij, demonstruan përkushtim ndaj DPS, duke dërguar mesazh gjate gjithe kohes qe kolaicioni eshte i pamposhtur.

Në vend që të dërgonte mesazhe për kandidatët kundërshtarë, Gjukanoviç iu drejtua udhëheqësve të opozitës.

“Ky rezultat është aq bindës dhe fitorja aq e madhe sa kjo është një mundësi që të rishqyrtojë çfarë janë pikat kryesore te politikes suaj, qe nuk mund te jete mohimi per ate qe Mali i Zi ka arritur” – tha Gjukanoviç.

Ai tha se Mali i Zi përballet me shumë sprova, por prioritet e zhvillimit ekonomik, mbetet ne krye qe duhet të garantojë rritjen e standardeve të jetesës dhe të kapërceje ndarjet në shoqëri.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura