I pakënaqur me pagën te Siti, Reali dërgon “spiunë” për sulmuesin

SHPËRNDAJE

Merkato e dështuar për të afruar një lojtar të madh në Madrid ka bërë që drejtuesit e Realit të mendojnë për vitin e ardhshëm. Dhe emri “galaktik” këtë herë është pjesë e Mançester Sitit. Bëhet fjalë për sulmuesin Rahim Sterling, i cili edhe më parë ka qenë në orbitën e madrilenëve.

Sterling

Sipas “Sky Sport”, Florentino Perez ka zgjuar sërish interesimin për lojtarin e “qytetarëve”. Kampionët e Europës do të monitorojnë nga afër formën e 23- vjeçarit dhe mendohet se do të ketë “spiunë” në “Uembli” në ndeshjen mes Anglisë dhe Spanjës në Ligën e Kombeve në datën 8 shtator. Sterlingut i kanë mbetur edhe 2 vite kontratë dhe pavarësisht se po bisedon me Sitin për ta rinovuar atë, gjithçka ka ngecur dhe nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Dhe Reali ka shpresa që sulmuesi anglez të mos e rinovojë kontratën, duke parë që të gjithë të tjerët, De Bryjne, Fernandinjo, David Silva dhe Otamendi kanë firmosur për të vazhduar qëndrimin në Mançester. Por duket se interesimi i Realit për të është i fortë dhe Florentino Perez kërkon të korrigjojnë gabimin që bëri në këtë merkato, duke shitur yllin e skuadrës Kristiano Ronaldo, por pa afruar asnjë tjetër me peshën që kishte portugezi. Nejmar, Mbape, Kejn, Ikardi, Hazard dhe të tjerë ishin emra, të cilët madrilenët nuk arritën t’i transferonin dot dhe drejtuesit tani kanë gati një tjetër plan për të përmirësuar skuadrën e Realit.

Sterling

I PAKËNAQUR– Sulmuesi 23-vjeçar i “Tre Luanëve” nuk është shumë i kënaqur me pagën aktuale, pasi përfiton sa gjysma e De Bryjnes. Belgu firmosi për 6 vite të tjera me Sitin dhe do të marrë 350 mijë paund në javë, ndërsa Sterling tani përfiton 175 mijë paund. Kjo gjë ka bërë që ai të mendojë seriozisht të nisë një aventurë të re dhe Reali do të ishte skuadra e duhur. Vitin e kaluar me Sitin ai kaloi një nga sezonet më të mira të karrierës, duke shënuar 23 gola në 46 ndeshje dhe Siti fitoi kampionatin anglez me 100 pikë. Sigurisht që kontribut të madh pati edhe Sterling.

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakVIDEO/ "Ç'ke për të thënë?", si reagoi në gjyq i riu që aksidentoi për vdekje dy kushërinjtë në Fier, i trembur dhe...
Artikulli tjetërVIDEO/ Meta zgjedh mënyrën e veçantë për të përshëndetur, bën shqiponjën me duar nga lartësia 2500 metra

S'KA KOMENTE

Comments are closed.