I ofroi seks Saddamit në këmbim të paqes, kush është pornostarja e famshme italiane që themeloi partinë politike kundër uljes së …

Feb 15, 2020 | 10:33
SHPËRNDAJE

Ylli i famshëm i pornografisë në Itali, Ilona Staller themeloi një parti të re politike për të udhëhequr luftën partisë në pushtet pasi i ulën pensionin e saj.

E njohur me emrin Cicciolina, 68-vjeçarja ishte një aktore mjaft e njohur e filmave erotikë në vitet 1980 para se të futej në karrierën politike.

Midis 1987 dhe 1991 ajo shërbeu si deputete në Partinë Radikale ndërsa i ofroi marrëdhënie seksuale Saddam Hussein në këmbim të paqes në Irak.

Tani ajo ka ngritur partinë e re “Demokracia, Natyra dhe Dashuria” dhe do të përdoret për të kundërshtuar uljen e pensioneve nga Lëvizja 5 Yje.

Kur doli në pension Staller merrte një shumë prej 3.100 euro në muaj.

Por kur Lëvizja 5 Yje erdhi në pushtet ulën pensionet në 1000 euro.

Ish-pornostarja e ka quajtur antikushtetuese vendimin e qeverisë.

“Po kthehem në politikë për të theksuar se këta politikanë po ulin pensionet e ish-deputetëve ndërsa mbajnë pagat e tyre të larta,”- tha ajo.

Staller fitoi famë si modele në Hungari në fillim të viteve 1970 dhe më pas u zhvendos në Itali për të filluar jetën si aktore pornografike.

Me pornografin e njohur Riccardo Schicchim ajo themeloi studion e pornos Diva Futura.

Staller vazhdoi të prodhojë filma porno ndërsa filloi të përfshihej në politikë. Ajo nuk arriti të bëhej pjesë e Partisë së Gjelbër dhe fitoi vend tek Radikalët.

Më pas u largua nga partia në 1991 dhe themeloi partinë e saj Partinë e Dashurisë, me një yll pornografik.

Partia e saj kërkonte legalizimin e prostitucionit, martesën brenda të njëjtit seks dhe përdorimin e kanabisit për aryse medicinale.

Dhe tani është rikthyer me Partinë Demokracia, Natyra dhe Dashuria.

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura