“I nisin rrugët me 50 milionë euro dhe i përfundojnë me 170”- Salianji: Shteti është i interesuar vetëm për një grup oligarkësh, asnjë ndihmë për njerëzit në nevojë

Jun 30, 2022 | 14:56
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka atakuar aktin normativ të qeverisë për kompensimin e rritjes së çmimeve për produktet bazë të kompanive që kryejnë punë publike.


Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Salianji tha se prioriteti i qeverisë nuk janë qytetarët, por oligarkët me të cilët ndahen paratë publike.

Ai shtoi se shtesat në buxhet si pasojë e rritjes së çmimeve nuk kthehen mbrapsht në formën e ndihmës ekonomike për qytetarët, por shkojnë për kompensimin e kompanive të oligarkëve, të cilët i shtojnë kostot e rrugëve me miliona euro, duke iu referuar, rrugës Kardhiq-Delvinë.

“Është çështje prioritare, këtu ndahemi ne. Ju thoni janë 300 kompani që marrin punë publike. Por janë të njëjtët pronarë që marrin para publike dhe investojnë në kulla në Tiranë. Pyetja që duhet të shtrohej është “a duhet të penalizoheshin këto kompani që nuk i kryejnë punimet në afat”. Në vend që të penalizohen këto favorizohen duke i dhënë para shtesë.

Në qarkun e Korçës ka 9-vite rruga Qukës-Qafëplloç, e njëjta gjë me rrugën e Ersekës, nuk i kryejnë punimet. Në këtë situatë këta në vend që të penalizohen marrin më shumë para”, tha Salianji.

Ai shtoi se: “Shteti është i interesuar vetëm për një grup oligarkësh që i nisin me 50 milionë rrugët dhe i shkojnë me 170, e nisin me 70 dhe e përfundojnë me 700. Prandaj është e pamundshme, se paratë që ka marrë qeveria nga rritja e çmimeve nuk ndihmon shtresat në nevojë dhe bizneset e ndershëm, por shkojnë në xhepat e oligarkëve

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura