I ndarë nga gruaja dhe me probleme mendore, kush është burri që u vetëvra në banesë

Sep 12, 2018 | 12:33
SHPËRNDAJE

Një 55-vjeçar me inicaile Q.K. u gjet i vdekur pasditen e djeshme nga në banesën e tij në Kuçovë. Sipas hetimeve paraprake të policisë lokale, 55-vjeçari është vetëvrarë me një armë gjahu.

sssssss-1

Viktima u gjet i pajetë në banesën ku jetonte i vetëm në tij në lagjen “11 Janari”, thanë burime nga policia lokale. Të njëjtat burime shtuan se ai njihej si person me probleme mendore, ndërsa ishte ndarë edhe nga bashkëshortja.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, njoftoi zyrtarisht Policia një ditë më parë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura