I ndalojnë makinën 34 vjeçarit, policia i bën zbulimin që e çoi në pranga. Ja çfarë mbante me vete

Nov 9, 2019 | 11:29
SHPËRNDAJE

3ac3ead8-d2cc-4446-bfc6-ad696018097a

Nga kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme, shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.

“Shërbimet e forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër në bashkëpunim shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara, falë dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P. 34 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi shërbimet policore kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas po qarkullonte dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Walther” me një krehë me 15 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura