I ndaloi policia në kryqëzim, si u zbuluan dy djemtë se makinën e kishin vjedhur, kur i kërkoi patentën…

Oct 22, 2019 | 10:21
SHPËRNDAJE

policia 3

Tre persona u vunë në prangat e Policisë së Vlorës, në vijim të punës intensive për vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ndryshëm. Njëri prej tyre tha Policia ishte i shpallur në kërkim.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe shtetas 2 të tjerë.

Arrestohen në flagrancë shtetasit J.D., 31 vjeç dhe Sh.H., 21 vjeç, me banim në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tyre pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur automjetin Fiat në pronësi të shtetasit T.N.

Këta shtetas u kapën në kryqëzimin e “Kalit të Trojës” bashkë me mjetin e vjedhur dhe të dy pa leje drejtimi përkatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura